RRETH NESH

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes

Qendra Shqiptare për Zhvillimin e Familjes (ACFD) është një organizatë Jo-fitimprurëse që ushtron aktivitetin e saj në gjithë territorin shqiptar që prej vitit 2017. Themelimi i saj është frymëzuar nga dy punonjëse sociale me përvojë të gjatë, shumëplanëshe profesionale prej nga rrjedhoi edhe ideja për ngritjen e një qendre burimore, të munguar për familjen, që të adresojë në thelb gjithë çështjet dhe faktorët që prekin dhe ndikojnë funksionimin normal dhe zhvillimin e familjes.

ACFD ka si mision të saj mundësimin e një të ardhmeje më të mirë për familjet përmes zhvillimit të programeve në fushën e shëndetit, mirëqenies dhe sigurisë së jetës, zhvillimin e aftësive për punë, sipërmarrjes familjare dhe ofrimit të shërbimeve specifike psiko-sociale dhe ligjore në të mirë dhe në interes të familjes shqiptare.

0
PROJEKTE
0
VULLNETARË
0
QYTETE

Aktivitetet e Fundit

Me këtë lojë puzzle, ju mund t’i mësoni fëmijët tuaj dhe në të njëjtën kohë të argëtohen duke formuar fotografi me pjesë të enigmës.

Qëllimi i këtij aplikacioni është promovimi i trashëgimisë historike dhe kulturore tek fëmijët përmes lojës me enigma në mënyrë që të njohin, ruajnë dhe transmetojnë kulturën dhe vlerat e saj në një mënyrë inovative dhe praktike.

SKANO DHE SHKARKO

Ky projekt synon të plotësojë mungesën e shfrytëzimit efikas të burimeve të trashëgimisë kulturore në bashkinë Kavajë, duke krijuar një qasje të re në turizmin kulturor përmes përdorimit të teknologjisë inovative, digjitale dhe online.
Aplikacioni online “Virtual Tour 360 gradë” dhe videoklipi promovues do të jenë mjetet kryesore të këtij inovacioni.

Loading...